E Diel, 1 Nëntor 2026

Riaktivizohet zjarri mes Lekasit dhe Voskopojës, forca të shumta në terren për shuarjen e flakëve

Është riaktivizuar zjarri në zonën mes fshatit Lekas dhe Voskopojës, në vendin e njohur si “Antenat”, si pasojë e erës së fortë që ka favorizuar përhapjen e flakëve.

Sipas njoftimit të Prefekturës së Korçës, në terren janë angazhuar forcat e Shërbimit Pyjor dhe të Njësisë Administrative Voskopojë, të cilat po punojnë për izolimin dhe neutralizimin e vatrave aktive të zjarrit.

Për të përforcuar operacionin, drejt zonës janë nisur edhe forca të tjera mbështetëse, me synim vënien sa më të shpejtë nën kontroll të situatës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve.

Ndërkohë, forca të shumta të shërbimit zjarrfikës, Shërbimit Pyjor dhe Forcave të Armatosura vijojnë monitorimin e situatës dhe operacionin për shuarjen e zjarrit, i cili mbetet ende në zhvillim. Autoritetet janë në gatishmëri për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe për të mbrojtur zonat përreth.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›