Riaktivizohet zjarri në Drenie të Patosit, në terren 5 mjete zjarrfikëse dhe dy avionë

Vatra e zjarrit në zonën e Drenies të Patosit është riaktivizuar gjatë ditës së sotme, në pjesën veriore të zonës, në drejtim të fshatit Drenie.
Për përballimin e situatës dhe vënien nën kontroll të flakëve, në terren janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH), si dhe 15 forca bashkiake.
Forcat po operojnë nga terreni për normalizimin e situatës dhe shuarjen e vatrës së zjarrit.
Në operacionin për fikjen e zjarrit janë përfshirë edhe dy avionë AIR Tractor, të cilët po kontribuojnë me ndërhyrjen nga ajri. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe operacionet për shuarjen e plotë të zjarrit.
/rtsh.al/