E Martë, 3 Nëntor 2026

Riaktivizohet zjarri në Dropull, era favorizon flakët, rrezikohen banesat

Mesditën e kësaj të enjte është riaktivizuar sërish zjarri në Terihat të Dropullit

Fillimisht është raportuar se flakët janë nën kontroll dhe nuk ka rrezik për përhapje, por më pas i favorizuar edhe nga era zjarri është përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar dhe banesat.

Forcat zjarrëfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa po hetohet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Prej ditësh disa vatra zjarri kanë qenë aktiv, por pas ndërhyrjes së helikopterit zjarri ishte lokalizuar./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›