E Diel, 1 Nëntor 2026

Riaktivizohet zjarri në Shkopet, ndërhyn helikopteri

Është riaktivizuar zjarri i rënë pasditen e djeshme në masivin pyjor të luginës së Shkopetit.

Era e fortë ka bërë që flakët të rishfaqen në pyllin me pishë pak metra larg rrugës nacionale Burrel – Skuraj.

Helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes ka asistuar në kufizimin e përhapjes së flakëve në anën veriore të luginës, ndërsa forcat e mbrojtjes civile të bashkive Kurbin e Mat si dhe forcat e armatosura vijojnë përballjen me flakët në rrugë tokësore.

Izolimi i zjarrit është i vështirë për shkak të dendësisë së pishave dhe pemëve të tjera.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›