Riaktivizohet zjarri në pyjet e Drenovës, zjarrfikësit në Mallakastër “luftojnë” flakët me mjete rrethanore

Zjarri është riaktivizuar sërish këtë të mërkurë në masivin pyjor të Drenovës, në Mallakastër.
Flakët janë përhapur me shpejtësi që prej orës 14:00, të favorizuara nga era e fortë, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe me bimësi.
Shërbimet zjarrfikëse kanë rinisur operacionin për shuarjen e flakëve, por për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja me mjetet zjarrfikëse është e pamundur. Ata po punojnë me mjete rrethanore për të frenuar përhapjen e zjarrit.
Ndërkohë, rreziku për përhapje të mëtejshme mbetet i lartë për shkak të kushteve atmosferike dhe terrenit të thyer. Autoritetet janë në gatishmëri për të mbajtur situatën nën kontroll.
/vizionplus.tv