E Diel, 1 Nëntor 2026

“Zero tolerancë ndaj kësaj çmendurie”, paralajmërimi i fortë i Ramës: Ndëshkim penal edhe për nëpunësit e ALUIZNI-t dhe Kadastrës

Kryeministri Edi Rama në një tjetër postim në rrjetin social ka paralajmëruar zero tolerancë ndaj tendave të hekurit që kanë zënë hapësirat publike.

Gjithashtu ai thekson se do të anullohen ligjërisht të gjitha legalizimet e këtyre tenderave, ndërsa thekson se do të ndëshkohen të gjithë ata nëpunës të ALUIZNI-t dhe Kadastrës që kanë firmosur për këto legalizime kriminale.


Njoftimi:

???? Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anulluar ligjërisht, por do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona????

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›