E Martë, 3 Nëntor 2026

Riaktivizohet zjarri pranë pikës doganore të Kapshticës, terreni i vështirë pengon punën e zjarrfikësve

Zjarri pranë pikës doganore të Kapshticës është riaktivizuar sërish gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

Flakët duken edhe përreth kodrave të qytetit të Bilishtit, ndërsa terreni i vështirë nuk u krijon mundësi zjarrfikësve të ndërhyjnë.

Shtabi i Emergjencave raporton se vatrat e zjarrit u aktivizuan në orët e mbrëmjes dhe shtojnë se është e pamundur të ndërhyhet.

Në terren pranë rrugëve nacionale nuk ka pasur lëvizje të njerëzve.

Një zjarrfikëse është kthyer pasi e ka pasur të pamundur ndërhyrjen në këto kushte.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›