E Hënë, 2 Nëntor 2026

Riho Terras dënon ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e 12 tetorit

PRISHTINË, 10 tetor /ATSH/ Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën Riho Terras dënon fuqishëm manipulimin parazgjedhor dhe ndërhyrjen në punët e brendshme të Kosovës nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Ai ka thënë se para zgjedhjeve të së dielës në Kosovë, ndikimi dhe ndërhyrja direkte e Serbisë ka qenë edhe një herë e qartë.

Zyrtarët e Qeverisë së Serbisë kanë deklaruar publikisht mbështetjen e tyre specifike për një parti politike serbe të Kosovës, kanë prezantuar zgjerimin e skemës së saj për ndihmë sociale në Kosovë dhe kanë njoftuar mundësi të reja punësimi afatshkurtër në institucionet e drejtuara nga Serbia në Kosovë, në ditët para zgjedhjeve.

Veprimet e Serbisë janë direkt me qëllim të eskalimit të situatës tashmet të ndjeshme në Kosovës dhe qartësisht janë armiqësore, ka thënë ai.

Terras i bën thirrje Qeverisë së Serbisë që të ndalojë ndërhyrjen në zgjedhjet e Kosovës dhe të lejojë popullin e Kosovës që në mënyrë demokratike të zgjedhë përfaqësuesit e saj lokalë.

Ndërhyja e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë ishte ngritur si shqetësim tashmë edhe nga shefja e vëzhguesve të Bashkimit Evropian pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›