E Martë, 3 Nëntor 2026

Rikonstruktohet Rruga e Spitalit në Rrashbull, lehtësi për 900 banorë

TIRANË, 26 maj/ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tha sot se ka përfunduar rehabilitimi i Rrugës së Spitalit në Rrashbull, njësia administrative Shkallnur.

Sako u shpreh se ky është një tjetër zotim i mbajtur në përgjigje të kërkesës së banorëve.

Kryebashkiakja e Durrësit pohoi se kjo rruga e spitalit në Shkallnur ka gjatësi 865 metra, ndërsa asfaltimi i kësaj rruge lehtëson ndjeshëm qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve dhe i shërben rreth 900 banorëve të kësaj zone.

Investimet në segmentet rrugore të Durrësit parashikojnë rehabilitimin e rrugëve, shtrimin me asfalt dhe vendosjen e sistemeve të ndriçimit dhe gjelbërimit në hapësirat e nevojshme.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›