E Martë, 3 Nëntor 2026

Rikonstruktohet çerdhja nr. 2 në Elbasan, ambiente më të mira për 150 fëmijë

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Bashkia e Elbasanit ka investuar për rikonstruksionin total të çerdhes nr. 2, një projekt që ka si qëllim përmirësimin e kushteve për zhvillimin e fëmijëve.

Me një investim prej 124 milionë lekësh (të vjetra) nga buxheti i Bashkisë, çerdhja do të ofrojë ambiente të sigurta, moderne dhe komode për 150 fëmijë.

Ky rikonstruksion është një ndërhyrje e domosdoshme për të siguruar kushte më të mira dhe më të sigurta për vogëlushët, të cilët do të gëzojnë ambiente tërësisht të rinovuara.

Kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, inspektoi ambientet e çerdhes dhe shprehu kënaqësinë për këtë investim të rëndësishëm, duke theksuar se kujdesi për fëmijët dhe krijimi i kushteve më të mira për edukimin e tyre janë prioritet kryesor për Bashkinë.

Ai e vlerësoi këtë projekt si një hap të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve për komunitetin, dhe siguroi se Bashkia do të vazhdojë të investojë për të ofruar mundësi të barabarta dhe kushte më të mira për fëmijët.

Ky është një investim i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve dhe kujdesi ndaj të vegjëlve mbetet një prioritet i bashkisë së Elbasanit.

1 nga 7

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›