Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje, rrugët drejt fshatrave turistikë mbeten të hapura

Reshjet e dëborës janë rikthyer në juglindje të vendit, duke përfshirë me intensitet të ulët disa segmente rrugore malore.
Dëbora është evidentuar kryesisht në aksin Boboshticë–Dardhë, pa krijuar probleme për qarkullimin.
Autoritetet rrugore kanë ndërhyrë menjëherë, duke kryer pastrimin dhe kriposjen e rrugës, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë përdoruesit e saj.
Sipas burimeve zyrtare, qarkullimi vijon normalisht dhe rrugët drejt fshatrave turistikë të juglindjes janë të hapura.
Turistët dhe vizitorët që dëshirojnë të vizitojnë zonat malore nuk hasin vështirësi, ndërsa autoritetet mbeten në gatishmëri për çdo situatë që mund të krijohet nga kushtet e motit./vizionplus.tv