Rikthehet “Shkodra Jazz Festival”, RTSH mbështet edicionin e 15-të të këtij eventi kulturor

“Shkodra Jazz Festival” rikthehet në edicionin e 15 të tij. Në këtë vit jubile organizatorët kanë parashikuar disa koncerte që do të zgjasin deri më 1 shtator.
“Festivali sjell risitë e veta në programe muzikore dhe jemi gjithmonë të fokusuar për të krijuar diçka. Kesaj here “Shkodra Jazz Festival” do të vijë me diçka shumë të veçantë”, u shpreh Drejtori artistik Florian Jakaj.
Ky event kulturor prej vitesh mbështetet edhe nga Radio televizioni Shqiptar dhe do të ketë një pjesëmarrje të artistëve të mirënjohur të muzikës Jazz për ta përmbyllur me një koncert të këngëtares Elida Duni.
Gazetar: M. Gjoni
/rtsh.al/