E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rikthehet dëbora në veri, nuk raportohen probleme, rrugët të kalueshme

Temperaturat e ulëta kanë rikthyer reshjet e dëborës në veri të vendit.

Në aksin rrugor Qafë Mali-Fierzë kanë nisur reshjet e dëborës në orët e para të mëngjesit, por pa krijuar probleme në qarkullim.

Ndërsa në zonat malore, qarkullimi duhet të bëhet me goma dimërore.

Edhe në Qafë Thore ka nisur bora, por rruga është e kalueshme.

Reshje të lehta bore kanë filluar dhe në bashkinë Pukë por pa pengesa në qarkullim.

Në bashkinë Fushë Arrëz, trashësia e dëborës arrin 6-8 cm, por rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.

Deri më tani ka probleme në disa fshatra me mungesën e energjisë elektrike.

Reshjet e borës kanë nisur edhe në zonën e Bulqizës që prej mëngjesit të kësaj të hëne.

Ndonëse intensiteti i reshjeve është i lartë, ende nuk janë shfaqur problematika sa i përket qarkullimit të automjeteve.

Edhe sa i përket zonave rurale, deri tani nuk ka raportime për bllokim të rrugëve ndërsa situata po monitorohet nga autoritetet vendore dhe firmat kontraktore./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›