E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehet furnizimi me ujë në Vlorë, Ujësjellës-Kanalizime: Pas avarisë, situata drejt normalitetit

Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Vlorë ka njoftuar për përfundimin e riparimit të një avarie të rëndë në rrjetin e furnizimit me ujë, duke bërë të ditur se sistemi i prodhimit është rikthyer në funksion që në orët e para të mëngjesit.

Sipas njoftimit zyrtar, zonat me furnizim 24-orësh kanë filluar tashmë të marrin ujë, ndërsa pjesa tjetër e qytetit do të furnizohet gradualisht gjatë ditës.

Njoftimi:

NJOFTIM PËR FURNIZIMIN ME UJË TË QYTETIT

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, njofton qytetarët për përfundimin e riparimit të avarisë së rëndë në rrjetin e furnizimit me ujë.

Sistemi i prodhimit është vendosur në funksion prej orëve të para të mëngjesit.

Zona 24 orëshe ka nisur furnizimin me ujë.

Pjesa tjetër e qytetit do të furnizohet në orarin e pasdites.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, në bashkëpunim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor do të ndjek protokollin zyrtar për kontrollin e cilësisë së ujit dhe matjen e parametrave.

Ne keto kushte kërkojmë mirëkuptimin tuaj që uji të përdoret vetëm për përdorim të jashtëm për 48 orët e para, jo për konsum dhe gatim.

Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin e krijuar gjatë këtyre ditëve dhe ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›