E Diel, 1 Nëntor 2026

Rindërtohet Qendra Shëndetësore në Iballë të Pukës – Rama: Ambiente bashkëkohore dhe funksionale, investim për personelin shëndetësor dhe pacientët

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se Qendra Shëndetësore në Iballë të Pukës është rindërtuar tërësisht dhe tashmë ofron shërbim të plotë shëndetësor për banorët e zonës.

Sipas Ramës, objekti i ri është pajisur me ambiente bashkëkohore dhe funksionale, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e punës për personelin shëndetësor dhe duke rritur cilësinë e shërbimit për pacientët.

“Një tjetër Qendër Shëndetësore ka rilindur nga e para në Iballë të Pukës, për të qenë në shërbim të plotë shëndetësor për banorët e zonës.

Me ambiente bashkëkohore dhe funksionale, ky investim përmirëson edhe kushtet e punës për personelin shëndetësor dhe rrit cilësinë e shërbimit për pacientët”, shkruan Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›