E Martë, 3 Nëntor 2026

Rinis qarkullimi në tunelin e Llogarasë/ Balluku: Lëvizja e automjeteve, pa pagesë deri më 15 shtator

Të gjithë qytetarët që do duan të udhëtojnë drejt jugut tashmë mund të kalojnë përmes tunelit të Llogarasë.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se  do të rinisë qarkullimi i automjeteve i cili do të jetë pa pagesë deri në 15 shtator si një mundësi për ti dhënë një shtysë fluksit turistik ..Me një gjatësi prej 6 kilometrash, kjo vepër infrastrukturore do të shkurtojë ndejshëm kohën e udhëtimit përgjatë rivierës shqiptare ndërsa nuk do të lejohen mjetet me tonazh të rëndë.

Tuneli i Llogarasë përbëhet nga dy tunele, ai kryesori dhe ai i emergjencës, të cilët lidhe me 11 dalje me njëri tjetrin .Tashmë qarkullimi i automjeteve në tunel do të shkurtojë kohën e udhëtimit   Dukat – Palasë në vetëm 7 minuta nga rreth 30 minuta që bëhej më parë.

Kjo vepër e rëndësishme u mbyll për qarkullimin e mjeteve në 1 nëntor  ndërsa të dhënat tregojnë se vetëm në 3 muaj në këtë tunel kanë kaluar 715 mijë makina.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›