Rinumërimi për Fierin, drejt fundit/ 128 kuti të mbetura, procesi pritet të mbyllet rreth orës 15:00

Procesi i rinumërimit për qarkun e Fierit është drejt fundit, ku kanë mbetur ende edhe 128 kuti për tu rinumëruar. Edhe nga ky proces, nuk ka pasur asnjë ndryshim në rezultat.
Rinumërimi pritet të mbyllet rreth orës 15:00, ku në PS kandidatit Klevis Jahaj i janë shtuar 405 vota. Theksojmë që në këtë qark i njohur ndryshe si bastioni i socialistëve PS arriti 12 mandate, ndërsa PD 4 mandate. Nga ky proces, gjasat janë të pamundura që të ketë ndryshim rezultati. / abcnews.al