E Hënë, 2 Nëntor 2026

Riorganizim i sulmeve? Plani i Netanyahut: Lufta e Rilindjes!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka propozuar ndryshimin e emrit të luftës nga “Shpata të Hekurta” në “Lufta e Rilindjes”.

Ky propozim vjen në përvjetorin e sulmit terrorist të Hamasit, që çoi në një luftë të përgjakshme në Lindjen e Mesme.

Qeveria izraelite e quajti “Shpata të Hekurta” operacionin e gjerë në Rripin e Gazës për shfarosjen e Hamasit, i cili filloi më 7 tetor, pasi organizata palestineze pushtoi veriun e Izraelit dhe masakroi qindra civilë.

Ndërkohë, me intensitetin e armiqësive në veri dhe duke pasur parasysh shkëmbimin e zjarrit me Iranin, Netanyahu ka bërë thirrje për riemërtimin e operacioneve të IDF./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›