E Diel, 1 Nëntor 2026

Rita Ora përkrah kombëtaret e Shqipërisë dhe Kosovës në prag të ndeshjeve “play off”

TIRANË, 26 mars/ATSH/ Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora shprehu mbështetjen e saj për dy kombëtaret e futbollit, të Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat sot ndeshen përkatësisht me Sllovakinë dhe Poloninë në gjysmëfinalet play-off për Botërorin 2026.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rita Ora ndau dy fotografi, në njërën ku shfaqet rrezatuese me një fustan të kuq dhe në foton tjetër shfaqen të dyja përfaqësueset, të shoqëruara me sloganet “Forca Kosova” dhe “Forca Shqipëria”, duke i uruar suksese para përballjeve vendimtare.

“Fat të mbarë! Shpresoj që do të bëjmë histori dhe do të kualifikohemi për Kupën e Botës këtë vit’’, shkroi Rita Ora.

Të dyja kombëtaret synojnë kualifikimin në Botërorin 2026.

1 nga 2

/j.p/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›