E Diel, 1 Nëntor 2026

Rivarrimi i Ismail Qemalitshfaqet foto e trupit te balsamosur

Nje fotografi e panjohur publikohet per here te pare. Eumlshte nje pamje e 28 nentorit 1932 ne Vlore dhe tregon nje moment nga rivarrimi i Ismail Qemalit. Fotografia nuk ka cilesi te mire por tregon nje grup personash mes se cileve dallohet gjeneral Leon de Gilardi figura e trete e hierarkise ushtarake shqiptare pas Ahmet Zogut dhe ministrit te luftes Xhemal Aranitasit. Gjithashtu aty dallohet edhe Abedin Nepravishta i cili gjate asaj kohe ka sherbyer si prefekt i Vlores.
Duke kerkuar mbi historine e kesaj fotografie kuptojme nga historiani Bardhosh Gace se gjate kesaj kohe ne Vlore ka punuar si fotograf Palok Gurashi. Edhe pse nuk jemi te sigurt kjo mbetet nje prej hipotezave rreth autoresise.
Me pas Gurashi ka pasur studion e vet fotografike ne Durres. Ne disa materiale dhe koleksione fotografish lexojme edhe tekstin e vules se tij Foto Gurashi Durres. Gjithashtu Palok Gurashi ka fotografuar ne Tirane festimet e pervjetorit te 25 te pavaresise ne vitin 1937. Njekohesisht eshte ai qe i ka mesuar te fotografuarit princeshes Senije Zogu.
Ismail bej Vlora vdiq ne Peruxha te Italise ne Hotel Brufani me 24 janar te vitit 1919. Akoma dhe sot nuk njihen realisht shkaqet e verteta te vdekjes se plakut te Vlores. I shoqeruar nga Luigj Gurakuqi dhe djemte e tij Ethem Qazim dhe Qamil rilindesi i madh ishte i ftuar i qeverise italiane per te diskutuar rreth nje marreveshjeje per shqiptaret e Shqiperise dhe ata te Amerikes ne funksion te prezantimit te Shqiperise ne Konferencen e paqes ne Paris.
Momenti kur doli ne konference shtypi me gazetaret qe po prisnin ne holl Ismail Qemali kerkoi ndjese dhe i shoqeruar nga i biri Ethemi shkoi ne tualet ku e mbyti shkuma dhe te vjellet. Para se te mbyllte syte patrioti i madh la amanet qe eshtrat ti preheshin ne Kanine lart te kalaja. Me 8 shkurt 1919 trupi i pajete i kryeministrit te pare te Shqiperise se pavarur i shoqeruar prej djemve te tij si dhe nga perfaqesues te ministrise se jashtme italiane u dergua me linje hekurudhore nga Brindisi drejt bordit te anijes Alpino e me pas u percoll per ne Vlore.
Si fillim kufoma e balsamosur e Ismail Qemalit u varros sipas porosise se tij ne Kanine. Ceremonia e varrimit u be me 12 shkurt 1919 diten e merkure. Ne ceremoni u mbajten dy fjalime mbreselenese nga Jani Minga dhe Qazim Kokoshi dy nga patriotet e vjeter te Vlores. Me pas u ekzekutua himni mbreteror italian dhe kortezhi i gjate u nis per ne Kanine. Ishte ora dhjete e paradites se 12 shkurtit 1919. Karroca ku ndodhej arkivoli terhiqej nga gjashte kuaj. Anash ecnin ngadalshem dy rreshta ushtaresh. Banda ushtarake ekzekutonte melodine e permortshme Jone te kompozitorit italian Petrella.
Pas 13 vitesh te prehjes ne kalane e Kanines trupi i pajete i kryeministrit te pare te shtetit shqiptar u zbrit ne Vlore. Me financimin e Mbreterise Shqiptare ne daten e shenuar te 28 nentorit 1932 dhe me rastin e 20 vjetorit te shpalljes se pavaresise kombetare diten e hene u organizua ceremonia e rivarrimit te trupit te balsamosur te plakut te Vlores. Ate dite ishin prezente ne Vlore veterane kombetare dhe perfaqesues te qeverise shqiptare si perfaqesuesi i mbretit Zog gjeneral Leon de Gilardi Ministri i Arsimit Hile Mosi Ministri i Drejtesise Milto Tutulani si dhe prefekti i Vlores Abedin Nepravishta. Trupi i Ismail Qemalit u vendos ne ate vend ku ndodhet edhe sot ne Sheshin e Flamurit ne Vlore. Varri monumental i Ismail Qemalit ka figuren e Flamurtarit nje veper kjo e skulptorit te shquar Odise Paskali e punuar gjate vitit 1932. ne prezencen e kortezhit biri i Ismail bej Vlores Ethem Vlora i dorezoi flamurin kombetar prefektit te Vlores flamur i cili mbuloi arkivolin e kryeministrit te pare shqiptar gjate dy ceremonive te varrosjes se tij. Me pas Abedin Nepravishta kete flamur ia dorezoi Ministrit te Arsimit veteranit kombetar Hile Mosi me porosi qe te vendosej ne stendat e Muzeut Kombetar ne Tirane.

Nje akt dokumentar teper interesant i cili u shfrytezua nga Ariola Prifti dhe Frederik Stamati ne zbulimin e flamurit kombetar qe e shoqeroi Ismail Qemalin ne banesen e fundit tregon per pjesemarrjen e personaliteteve shqiptare ne ate ceremoni
Proces-verbal
Sot me 28 Nanduer 1932 diten e Hene me rrastin e transferimit te eshtravet te shenjtorit te Kombit te ndjerit Ismail Qemalit nga Kanina ne Pemendoren kujtimore te ngrehun prej N.M. Tij Mbretit dhe ne pranie te Perfaqesuesit te N.M.Tij Mbretit Shkelqesis se tij Gjeneral Leon De Gjilardi dhe te shkelqesave te tyne Z.Z. Hil Mosi Minister i Aresimit Milto Tutulani Minister i Drejtesis dhe te Prefektit te Vlones Z. Abedin Nepravishta Zoti Ethem Bej Vlora i biri i te ndjerit Ismail Qemal per kujtim Kombetar i dorezoj Prefektit te Vlones Flamurin Kombetar te cilin me 28 Nanduer 1912 ati i tij Eroj i Kombit i ndjeri Ismail Qemal e ngriti ne qytetin e Vlones tue prokllamuar indinpendencen e Shqipnise pas shume shekujsh rrobnije.
Kete Flamur te shenjte Prefekti i Vlones ja dorezoj Ministrit te Aresimit Shk. tij Z. Hil Mosi per ta depozituar ne Muzeun Kombetar ne Tirane. Per sa ma nalte u redaktua ky Proces-Verbal i mbajtun ne kater kopje dhe i neneshkruem prej te gjitheve qe permenden ma siper.

Ministri i Aresimit
Hil Mosi
Ministri i Drejtesis
Milto Tutulani

Perfaqesuesi i N.M.Tij Mbretit
Gjeneral Leon De. Gilardidrejt

I biri i te djerit Ismail Qemal
Etem Vlora

Prefekti i Vlones
A. Nepravishta
Shkrimi u botua sot gazeten Shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›