E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldo, dëmtimi është më serioz nga sa pritej, enigmë koha e rikuperimit

Al Nasr njoftoi se Cristiano Ronaldo, i dëmtuar të shtunën e kaluar në një ndeshje të ligës së Arabisë Saudite, ka pësuar një këputje muskulore në kofshën e djathtë. Ky është një skenar më i keq se ai i parashikuar nga trajneri i klubit, i cili kishte folur për lodhje muskulore pas ndeshjes.

Lojtari portugez ka filluar rehabilitimin, megjithëse klubi nuk ka zbuluar një kohë të rikuperimi. Më poshtë është deklarata zyrtare e klubit: “Cristiano Ronaldo pësoi një dëmtim në kofshë pas ndeshjes së fundit kundër Al Fayha. Lojtari tashmë ka filluar rehabilitimin dhe do të vlerësohet ditë pas dite”.

Ndryshe nga sa ka qarkulluar në orët e fundit, dhe siç është konfirmuar nga gazeta spanjolle AS, CR7 nuk u largua kurrë nga Riadi me avionin e tij privat. Portugezi do t’i nënshtrohet rehabilitimit në mjediset e klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›