Ronaldo dhe të dhënat tronditëse në Kupën e Botës, u mposht edhe nga… Vozinha

Pavarësisht se ka shënuar tre gola deri tani në këtë Kupë Bote, një statistikë rreth Cristiano Ronaldos po shkakton trazira. Portugezi nuk ka dribluar asnjë herë në katër ndeshjet e tij deri më tani.
Sulmuesi i Al Nassr, gjithmonë objekt i kritikave, është tejkaluar në këtë statistikë edhe nga numri një i Kepit të Gjelbër, Vozinha. L’Equipe thekson se portieri i afrikanëve dribloi Martinez gjatë humbjes ndaj Argjentinës.