E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ronaldo i propozon për martesë partneres së tij Georgina Rodriguez

LONDËR, 12 gusht  /ATSH-DPA/ – Cristiano Ronaldo i ka propozuar për martesë partneres së tij prej  një kohe të gjatë, Georgina Rodriguez, pas nëntë vitesh së bashku.

Rodriguez, 31 vjeçe, ndau lajmin mbrëmë në Instagram me një fotografi ku shfaqej një unazë e madhe diamanti në gishtin e saj, duke prekur dorën e yllit të futbollit portugez, 40 vjeç.

Ajo e shoqëroi imazhin me mbishkrimin: “Po, pranoj. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mi”.

Çifti kanë dy vajza së bashku, Alana, 7 vjeçe, dhe Bella, 3 vjeçe, ndërsa binjaku i Bellës, Angel, vdiq gjatë lindjes.

Rodriguez gjithashtu ka ndihmuar në rritjen e tre fëmijëve të tjerë të Ronaldos, Cristiano Jr, 15 vjeç, dhe binjakëve Mateo dhe Eva Maria, të dy 8 vjeç.

Ata u njohën në vitin 2016, kur Rodriguez punonte në një dyqan “Gucci” në Madrid.

Familja tani jeton në Riad, ku Ronaldo luan për ekipin saudit “Al-Nassr”.  Rodriguez e publikoi lajmin e fejesës nga kryeqyteti saudit./Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›