E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrefimi i Majkos LSIe fejuar me nje tjeter

Te tjera rreth shkrimit VIDEO NJU JORK ndash Deputeti dhe anetari i kryesise se Partise Socialiste Pandeli Majko gjate nje interviste per Zerin e Amerikes tha se negocitata mes mazhorances dhe opozites per reformen zgjedhore u arriten pas nderhyrjes se nderkombetareve.
Negociatat nuk erdhen nga vullneti i mirefillte mes paleve por me teper erdhen si pasoje e presionit te nderkombetareve tha Majko ne intervisten televizive.

Koalicion me LSI Ska serenate me kitare e mandoline

Nje koalicion i mundshem mes PS e PD ne te ardhmen duket nje mission i pamundur. Ish kryeministri Majko e ka cilesuar si te mbyllur kete histori per sa kohe qe LSI eshte ne qeverisje me demokratet.
Partise socialiste nuk i shkon te luajte rolin e atij qe ka mbetur ne mes te kater rrugeve dhe po pret qe nje parti tjeter ti jape doren per te ardhur ne pushtet. LSI ka votat e veta ka elektoratin e vet ka vendimarrjen e vet sot ajo eshte ne pushtet eshte ne qeverisje. Deklarimet qe vijne qofte nga LSI-ja qofte nga drejtuesit e PD-se tregojne se edhe ne zgjedhjet e ardhshme do te jene se bashku ne fushaten e ardhshme elektorale. Keshtu qe diskutimi i nje historie apo hipoteze te tille do ti ngjante renis me kitare apo mandoline si dikur ne rrugicat e Korces per ti mbushur mendjen nje vajze qe eshte fejuar me nje tjeter deklaroi Majko per Zerin e Amerikes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›