Rregullatori nuk miraton projektvendimet, PD kërkon projektvendim veç për Tiranën

Komisioni Rregullator nuk miratoi katër projektvendimet që lidhen me organizimin e zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit në gjashtë bashki, përfshirë Tiranën.
Projektet për afatet procedurale, fletën e votimit, pajisjen elektronike të identifikimit dhe përdorimin e kamerave në vendet e numërimit nuk morën kuorumin e nevojshëm.
Mbledhja kishte në fokus përgatitjet teknike për procesin zgjedhor.
Përfaqësuesit e PD kërkuan që projektvendimi për Tiranën të shqyrtohet veçmas.
/RTSH/