E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëshqitje në rrugën Vllahinë-Poçem/Vetëm dy vite pas përfundimit, aksi pëson çarje të asfaltit

Aksi rrugor Vllahinë–Poçem, me gjatësi 15 kilometra, që lidh fshatrat e Mallakastrës me autostradën Levan–Tepelenë, po shfaq probleme serioze infrastrukturore vetëm dy vite pas përfundimit.

Në të gjithë gjatësinë e tij konstatohet çarje e theksuar e asfaltit dhe disnivel, duke e bërë lëvizjen e automjeteve të vështirë dhe të rrezikshme.

Situata më problematike paraqitet pranë fshatit Karbunar, ku një segment prej rreth 400 metrash është dëmtuar si pasojë e shkarjes së tokës.

“Kjo rrugë ka rreth një muaj kështu dhe ka rrëshqitur”, u shpreh një banor.

Punimet për ndërtimin e këtij aksi u realizuan nga bashkimi i kompanive Shkëlqimi 07 dhe Fusha ShPK, me një investim prej 4.7 milionë euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›