E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rrezikuan të mbyteshin në Vlorë, shpëtohen nënë e bijë, dërgohen në gjendje të rëndë në spital

Dy shtetase të huaja, nënë e bijë, kanë rrezikuar mbytjen këtë të premte në plazhin pranë zonës së Lungomares, në Vlorë.

E gjithë ngjarja është parë  nga pushuesit teksa ka qenë një prej tyre, Fitim Bozheku që punon edhe si vrojtues në plazhin ngjitur, i cili ka hyrë në det duke u dhënë  ndihmën e parë dhe i ka nxjerrë në breg në  gjendje të rëndë.

Pushuesit thonë se ambulanca ka mbërritur me vonesë.

Të dyja shtetaset me kombesi ukrainase janë dërguar  me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës ku  raportohet se ato ndodhen në intubim./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›