E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në Udënisht të Pogradecit, terreni vështirëson punën e zjarrfikësve

Zjarri i rënë në fshatin Udënisht të Pogradecit prej disa orësh vijon të jetë aktiv në njërën prej vatrave.

Ndërkohë që vatra e parë është izoluar dhe fikur, përpjekjet tani janë përqendruar te vatra e dytë, e cila mbetet problematike për shkak të terrenit të vështirë dhe bimësisë së dendur që favorizon përhapjen e flakëve.

Në terren ndodhen më shumë se 20 forca zjarrfikëse, punonjës të shërbimeve pyjore dhe të zonave të mbrojtura, të cilët po punojnë pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të bërë të mundur fikjen e tij të plotë.

Sipas drejtuesit të zjarrfikëses së Pogradecit, gjithë fokusi është përqendruar tek vatra e dytë dhe, pavarësisht kushteve të vështira dhe erës që vështirëson ndërhyrjen, pritet që flakët të vihen nën kontroll brenda orëve në vijim./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›