E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëzimi i avionit me 242 persona në bord, shefi i policisë lokale thotë se s’ka shpresa për të mbijetuar

Shefi i policisë së qytetit Ahmedabad i tha Associated Press se duket se nuk ka të mbijetuar nga avioni i rrëzuar.

“Me sa duket nuk ka të mbijetuar në rrëzimin e avionit”, tha Komisioneri GS Malik për AP, raporton CNN.

Ai shtoi se avioni u rrëzua në një zonë banimi, prandaj dyshohet se ka edhe vendas të vdekur.

“Po përcaktohen shifrat e sakta të viktimave”, tha ai.

Një aeroplan i Air India me 242 pasagjerë që udhëtonte për në Londër u rrëzua menjëherë pas ngritjes në Ahmedabad, në Indinë perëndimore.

Fluturimi AI171 po udhëtonte nga Ahmedabad për në Londër.

Në fluturim kishte 169 shtetas indianë, 53 britanikë, 7 shtetas portugezë dhe 1 kanadez, thotë Air India.

Videot tregojnë skena shkatërrimi në zonën e banimit ku ra avionic.

Avioini u rrëzua në një qendër mjekësh.

Uebsajti i gjurmimit Flightradar24 thotë se mori sinjalin e fundit nga avioni në 190 metra lartësi “vetëm disa sekonda pas ngritjes”./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›