E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëzimi i avionit në Indi, Begaj: Të trishtuar, ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë të prekurit

Një katastrofë ajrore ndodhi pasditen e kësaj të enjte në Indi, kur një aeroplan i Air India me destinacion Londrën u rrëzua disa minuta pasi u ngrit, në Indinë perëndimore.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet pas aksidentit ajror tragjik që ndodhi në Ahmedabad, Indi.

“Thellë i trishtuar nga rrëzimi tragjik i avionit në Ahmedabad. Në emër të Shqipërisë, shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe popullit të Indisë. Në këtë moment të dhimbshëm, ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë të prekurit”, tha Begaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›