E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëzohet aeroplani në Florida, ja momenti kur banorët shpëtojnë pasagjerët

Një aeroplan në Florida u përplas me një pemë dhe u përfshi nga flakët.

Aeroplani i vogël u rrëzua në Pembroke Pines, 1 milje larg një piste në aeroportin North Perry. Banorët në Florida arritën të shpëtonin të katër pasagjerët, njoftojnë mediat e huaja.

Incidenti u kap në videon e kamerave të sigurisë dhe nga fqinjët, të cilët u panë duke nxituar në vendngjarje.

Një fqinj tha se “motori i aeroplanit po digjej 25 metra larg shtëpisë sime, dhomës së djalit tim”.

“Njëri prej tyre solli një sëpatë. Kishim dy fqinjë me një tub uji”, tha Hanley.

“Vjehrri im e çoi sëpatën në dritare, duke filluar ta thyente. Dikush madje solli një fikës zjarri”, shtoi ajo.

Hanley dhe vjehrri i saj ishin dy nga njerëzit e parë në vendngjarje dhe punuan për të nxjerrë pasagjerët. Katër pasagjerët u shpëtuan dhe u shtruan në spital pas rrëzimit të aeroplanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›