E Diel, 1 Nëntor 2026

Bellingham do të mungojë gjatë për Real Madrid

Jude Bellingham nuk mund të durojë më dhe ka vendosur të operohet. Ky është lajmi i publikuar nga “Mundo Deportivo” duke bërë të ditur vendimin e mesfushorit anglez, për një ndërhyrje kirurgjikale në shpatull këtë të mërkurë.

Futbollisti ka rreth 20 muaj që luan me dhimbje, me ilaçe dhe shumë i shqetësuar për çdo përplasje, që kur në nëntorin e vitit 2023 u rrëzua keq në tokë në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos dhe nxori shpatullën.

Ai ka bërë vazhdimisht pushime dhe terapi, por problemi me dhimbjen në shpatull vazhdonte e kësisoj, është vendosur më në fund që të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale gjatë verës që të korrigjohet një herë e përgjithmonë dhe ai të kthehet i qetë në fushën e lojës.

Megjithatë, mungesa e tij do të jetë e gjatë dhe mund të komplikojë pak startin e sezonit për Realin, pasi parashikohet që Bellingam të jetë pushim të paktën 2-3 muaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›