E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rrëzohet aeroplani në San Diego, përfshihen nga flakët 15 shtëpi, evakuohen banorët

Një aeroplan i vogël u rrëzua në një lagje të San Diegos, Kaliforni si pasojë e motit të keq dhe mjegullës mëngjesin e sotëm (me orën lokale).

Mediat raportojnë se 15 shtëpi u përfshinë nga flakët si pasojë e rrëzimit të aeroplanit. Gjithashtu edhe disa automjete morën zjarr, ndësa qytetarët u detyruan të evakuohen.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.

Njerëzit në lagje përshkruan se u zgjuan nga një zhurmë e madhe dhe panë një shkëlqim portokalli në qiell.

Aeroplani Cessna 550 u rrëzua rreth orës 3:45 të mëngjesit pranë Aeroportit Ekzekutiv Montgomery-Gibbs, tha Administrata Federale e Aviacionit.

“Numri i personave në bord është i panjohur në këtë kohë,” tha FAA në një deklaratë.

Aeroplani mund të mbajë gjashtë deri në tetë persona.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›