E Diel, 1 Nëntor 2026

U dënua me 25 vite burg për vrasjen e Santiago Malkos, Gjykata e Lartë prish vendimin për Bledi Tetën, kthen dosjen për gjykim

Gjykata e lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Blendi Tetën dhe ka kthyer dosjen për rigjykim në Apel më një tjetër trupë gjykuese.

Blendi Teta u dënua nga Apeli i Posaçëm me 25 vite burg në vitin 2022 pasi akuzohet për vrasjen e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko.

Malko u ekzekutua në Tiranë më 28 gusht të 2019. Teta u dënua për akuzën e vrasjes me paramendim.

Blendi Teta dyshohet se ka mbajtur nën vëzhgim viktimën, duke pasur komunikim me ekzekutorët.

Ai gjithashtu është kapur nga kamerat e sigurisë duke mbledhur bishtat e cigareve në vendngjarje për të mos implikuar veten dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë në krim.

Santiago Malko u ekzekutua me breshëri plumbash teksa ishte duke lëvizur me automjetin e tij në zonën e Freskut në Tiranë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›