E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rrëzohet nga traktori, humb jetën 61-vjeçari në Poliçan

Një 61-vjeçar ka humbur jetën në Poliçan pasi është rrëzuar nga traktori.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, 22 shtator, në fshatin Zhitom.

Sipas policisë, shtetasi  B. Q., 61 vjeç, duke punuar tokën, ka rënë nga mjeti zetor dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›