E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten rastet e autizmit në Elbasan, beteja e vështirë e prindërve për rritjen e fëmijëve të prekur nga ky çrregullim

Në Elbasan rreth 15 fëmijë diagnostikohen  çdo muaj me spektrin e autizmit.

Të kesh një fëmijë me autizëm është padyshim një sfidë por prindërit nuk duhet të lodhen thotë Eriola Murati, djali i së cilës është 9 vjeç tani.

Ndërsa Nevila Jorgji nga Korça ka 28 vite që kujdeset për djalin e saj Sotirin, dhe tregon se për të nuk ka hapësira në qytet e nuk u jepet mundësi për angazhim

“Atë pyetje i bëj vetes kur shtrihem për të fjetur. Si do jetë dita e nesërme e Sotirit, çfarë aktiviteti do bëjë, çfarë do bëhet me këta fëmijë? Pikëpyetja që e kam jo vetëm unë por shumë prindër. Jemi në situata shumë të vështira. Kanë potenciale që duhet t’i shfaqin nëpërmjet zhvillimit dhe ndërveprimi social, atu ku kanë talentin e tyre. Çdo fëmijë me autizëm sheh brenda vetes një zanat”, thotë Nevila Jorgji.

Por ekspertët thonë se prindërit nuk duhet të dorëzohen përpara një vështirësie të tillë por duhet të gjejnë kurajon që t’i dërgojnë fëmijët e tyre për terapi, pasi është e vetmja mënyrë që të kenë një jetë normale.

Ndërkohë përveç mesazhit për prindërit, apeli nga ekspertët është edhe për gjithë shoqërinë, për pranimin dhe mbështetjen në mënyrë që këta fëmijë të mund të japin më të mirën e tyre./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›