E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten virozat e stinës në Përmet, fëmijët dhe të moshuarit më të prekur

Ditët e ftohta kanë sjellë një rritje të ndjeshme të virozave të stinës. Në qendrat shëndetësore numër 2 dhe 3 në Përmet, gjatë kësaj periudhe është vënë re një shtim i rasteve me viroza të zgjatura, kryesisht tek fëmijët dhe të moshuarit.

“Kemi një rritje të virozave. Më shumë gjende virusale me temperaturë të lartë, dhembje koke e fyti, kollë të thatë. Mundtë paraqiten menjëherë pas ditës së parë apo pas 3-4 ditësh. Moshat më të prekura kanë moshat pediatrike dhe të moshuarit”, deklaroi mjekja Lavdie Hoxha.

Mjekja bën apel për kujdes të shtuar dhe këshillon qytetarët të mos abuzojnë me medikamente, veçanërisht pa recetë mjekësore nga specialistët përkatës.

“Mund të zgjasë 3—5 ditë, ka raste që zgjat më shumë. Deri në 5 ditë nuk përdoren antibiotikë, më pas i drejtojmë për analiza, grafi dhe kur ka raste I shtrojmë në spital. Kemi pasur raste të tilla, por jo në forma të rënda”, shtoi mjekja Hoxha.

Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve, në këto qendra shëndetësore janë kryer mesatarisht rreth 30 vizita në ditë, çka tregon një fluks të shtuar pacientësh krahasuar me periudhat e mëparshme.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›