E Premte, 6 Nëntor 2026

Rritet buxheti për luftën kundër tumorit/ Spahiu: “PET Scan” në QSUT, për diagnostikimin e kancerit

schedule15:25 - 5 Nëntor, 2026

Investimet për diagnostikim të avancuar të  sëmundjeve tumorale dhe trajtimin e tyre  do të jenë në fokus të ministrisë së Shëndetësisë   për vitin e ardhshëm.

Pet scan,  aparatura e cila  ndihmon mjekët të shohin në detaje organizmin do  nisë  funksionimin në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.

Projektbuxheti  sipas ministres së Shëndetësisë  Klodiana Spahiu  parashikon rreth 250 milionë lekë për të ndërsa  138 milionë të tjera do të lëvrohen për  shërbimin e radioterapisë.

“Ne janar 2027 instituti kombetar i Onkologjise  2 mld leke per 6200 paciente te trajtuar

Parashikimi i financimit te PET Scan ne sistem publik, 250 mln leke per rreth  2500 paciente. Pacientet perfitues te marrin ekzminimi papagese pas permbushjes se kushteve teknike.”

Rreth 1 miliardë lekë më shumë  vitin që vjen   janë parashikuar dhe  për rimbursimin e barnave.

“14.5 mld  nga 13.5 mld leke qe ishte   fondi per rimbursimin e barnave, me vemendje ndaj atyre onkologjik dhe trajtimeve te reja, 400 mije  paciente mbulohen nga skema e rimbursimit.”

Ndërkohë projektbuxheti I  vitit të ardhshëm zgjidh dhe një kërkesë të mjekëve të urgjencës, dyfishimin e pagesës për shërbimin e rojes.

“300 mln leke per dyfishim per pagesen e rojes per mjeket e urgjences.”

Në aspektin social  buxheti parashikon mbështetje financiare mujore  për nënat me fëmijë deri në 5 vjeç  me te ardhura te ulta

“Mbeshtetje mujor  per nenat per familjet me te ardhura me te ulta   0-5 vjec nga korrik 2027  … 50 mije leke per femijen e pare  70 per te dytin  dhe 100  I treti.  

500 mln leke fondi per 2027.”

Për ministrinë e shendetësisë dhe mirëqenies sociale  vitin që vjen parashikohet një buxhet prej  117, 8 miliardë lekë , rreth 4, 7 miliardë më tepër se këtë vit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›