Rritet çmimi i bukës në Korçë, po shitet deri 30 lekë më shtrenjtë, shkak kostot e larta të prodhimit

Çmimi i bukës në qytetin e Korçës ka pësuar rritje në të gjitha llojet e saj. Një ditë më parë një bukë masive u shit 120 lekë ndërsa këtë të mërkurë ajo kushton nga 140 deri në 150 lekë.
Kjo pranohet nga vetë konsumatorët të cilët janë përballuar me ketë rritje në dyqanet e tregtimit të bukëve.
“Tani e merr 150. Mielli nuk është rritur. Pse duhet të rritet”, thotë një i moshuar.
“Nuk është e përballueshme. Shumë gabim. Ne edhe 120 na dukej shumë, tani të bëhet 150”, thotë qytetari.
Të kontaktuar, pronarët e furrave të bukëve në këtë qytet pranojnë rritjen e çmimit që sipas tyre ka ardhur për shkak të rritjes së shpenzimeve, edhe pse mielli që është produkti bazë për bukën, nuk ka pësuar ndryshim në çmim.