E Diel, 1 Nëntor 2026

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ferit Hoxhës si ambasador i Shqipërisë në BE

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar këtë të mërkurë lirimin e Ferit Hoxhës si ambasador i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kjo lëvizje vjen pas emërimit të Hoxhës si ministër i Jashtëm.

Emri i tij, tashmë pritet të dekretohet nga presidenti e më pas të kalojë për kompetencë në Kuvend.

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot lirimin e z. Ferit Hoxha nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezident”, njofton Presidenca./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›