E Martë, 3 Nëntor 2026

Rritet me 23% numri i netqëndrimeve të turistëve të huaj

TIRANË, 17 qershor /ATSH/ Turizmi në Shqipëri njeh rritje jo vetëm në shifrat e turistëve që e vizitojnë nga viti në vit, por edhe se ata po qëndrojnë më gjatë.

Të dhënat e strukturave akomoduese të publikuara nga INSTAT tregojnë se në muajin prill 2025, u shënua rritje e ndjeshme e vizitorëve dhe netëqëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas INSTAT, netqëndrimet gjithsej për turistët e huaj që vizituan Shqipërinë gjatë muajit prill rezultojnë se u rritën me 23%.

Referuar statistikave, në prill 2025, shumica e vizitorëve që u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri erdhën nga Italia 16%, Kosova 14%, dhe Gjermania 8%. Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar kontribuan përkatësisht me 7% dhe 6% të vizitorëve, ndërsa 49% e tyre ishin nga vende të tjera.

Të dhënat reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës.

Gjatë kësaj periudhe thekson INSTAT, fluksi turistik duket se ka qenë i shpërndarë kryesisht në rajonin qendror. Sipas INSTAT, rritja më e madhe e vizitorëve jorezidentë u shënua në zonat jobregdetare, me 8,5%, pasi kjo periudhë korrespondon me periudhën e dimrit dhe të pranverës.

/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›