E Martë, 3 Nëntor 2026

Skuadrat e përbashkëta hetimore, model suksesi në bashkëpunimin Shqipëri – Eurojust

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja priti sot në një takim presidentin e Eurojust, Michael Schmid.

Ministri Manja e cilësoi kreun e Eurojust një mik të Shqipërisë dhe partner të çmuar në forcimin e drejtësisë ndërkombëtare.

Ministri Manja bëri të ditur se diskutimet u përqendruan në bashkëpunimin e ngushtë dhe efikas me Eurojust, ku sipas Manjës, vendi ynë njihet si një partner serioz, efikas dhe aktiv, veçanërisht në fushën e ndihmës së ndërsjellë juridike.

Një vëmendje e veçantë, informoi ministri, iu kushtua skuadrave të përbashkëta hetimore, të cilat, tha ai, janë një model suksesi në bashkëpunimin mes SPAK dhe autoriteteve partnere nga Europa dhe Amerika Latine.

Sipas Manjës, këto skuadra kanë sjellë rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar transnacional.

“Shqipëria mbetet e përkushtuar në rrugën e saj europiane, duke ndërtuar drejtësi efikase dhe të besueshme për qytetarët e saj dhe për partnerët ndërkombëtarë”, deklaroi ministri.

1 nga 7

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›