E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rritet numri i tatimpaguesve për tatimin në burim, 2138 më shumë në gjashtëmujorin e parë 2025

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 janë regjistruar 2138 tatimpagues më shumë për tatimin në burim, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Sipas DPT-së, ky rezultat reflekton si përmirësimin e procesit të formalizimit të ekonomisë dhe forcimin e bashkëpunimit midis administratës tatimore dhe sipërmarrjes, ashtu edhe rritjen e ndërgjegjësimit të bizneseve për përmbushjen e detyrimeve tatimore.

Tatimi në Burim është një element i rëndësishëm i sistemit tatimor që garanton mbledhjen e të ardhurave në mënyrë të drejtë dhe transparente, duke kontribuar në një ekonomi më të rregullt dhe të qëndrueshme.

Kategoritë e të ardhurave për të cilat mbahet Tatimi në Burim janë: dividenti, honoraret, jorezidentët, lojërat e fatit, qiratë.

/a.f//r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›