E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet tensioni SHBA-Venezuelë, Trump mbyll hapsirën ajorore. Karakas: Është shkelje e sovranitetit

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se hapësira ajrore mbi dhe përreth Venezuelës duhet të konsiderohet e mbyllur. Ky paralajmërim shënon përshkallëzimin e fundit në mosmarrëveshjet mes kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe udhëheqësit të Venezuelës, Nicolas Maduros.

“Për të gjitha linjat ajrore, pilotët, trafikantët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore, ju lutem konsiderojeni hapësirën ajrore mbi dhe përreth venezuelës si të mbyllur plotësisht.”

Maduro ka akuzuar kreun e Shtëpisë së Bardhë se po bën një “kërcënim kolonial”.

Përveç kësaj, Zyra e Punëve të Jashtme e Venezuelës e quajti atë “agresion të paligjshëm dhe të pajustifikuar”, si dhe kërcënim të sovranitetit të hapësirës ajrore kombëtare. Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë deri më tani nuk kanë dhënë asnjë detaj shtesë mbi deklaratën e presidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›