Rritja e temperaturave rëndon shëndetin mendor, neuropsikiatrët: Më shumë shtrime, sfidë zonat e largëta

Rritja e temperaturave gjatë periudhës së fundit po shoqërohet edhe me një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin mendor të pacientëve që vuajnë nga çrregullime psikike.
Sipas neuropsikiatrit, Gjon Preçi aktualisht ka më shumë shtrime.
Nga ana tjetër, një sfidë tjetër mbetet edhe ndjekja e vazhdueshme e pacientëve që jetojnë larg qendrave shëndetësore.
Në shumë raste, për shkak të distancës apo pamundësisë për të udhëtuar, pacientët mbeten jashtë kontrollit të rregullt mjekësor.
Mjekët apelojnë që pacientët me probleme të shëndetit mendor të mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm dhe të mos neglizhojnë kontaktin me specialistët, veçanërisht gjatë periudhave me temperatura të larta.
Pasi bashkëpunimi mes familjarëve, pacientëve dhe mjekëve mbetet thelbësor për të parandaluar përkeqësimin e simptomave dhe për të garantuar trajtimin e duhur në kohë.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/