Rritja ekonomike e qëndrueshme, Gjokutaj: Duhet kombinuar me sektorë prodhues

Rritja ekonomike e Shqipërisë e vazhduar në vite, pavarësisht rrethanave dhe diskutimeve për politikat ekonomike, është sipas ekspertëve e ballafaquar aktualisht me sfidën e strukturës ekonomike të vendit. Eduard Gjokutaj identifikon disa prej tyre.
Pasqyrohet më së shumti nga ato lloj baza furnizuese apo kontribuuese siç ka qenë deri në të kaluarën. Ekonomia jonë mbështetet mbi ndërtimin, mbi energjinë sipas ciklikave të saj dhe mbi atë çfarë ka të bëjë me industrinë e turizmit apo me konsumin”, tha Gjokutaj.
Efekti prek jo vetëm aktivitetet por edhe grupet shoqërore të lidhura me to.
“Nga mospërfshirja e gjithë aktiviteteve apo sektorëve të tjerë, nuk përfshinë dhe grupe të ndryshme të popullsisë, të cilët ndihen të tillë që janë pak kontribuues ose në rastin më të keq kemi bujqësinë, por dhe industrinë që janë me një rënie dhe kjo rënie vjen pikërisht nga tkurrja e këtyre sektorëve, nga largimi i fuqisë punëtore dhe nga rënia e peshës që kanë pasur”, tha ai.
Ndikimi i skemës mund të prekë edhe perspektivën.
“Në qoftë se ndodhet dhe vazhdon në këto pozita, nuk prodhon dot konkurrueshmërinë për të ardhmen, nuk prodhon dot një treg të zgjeruar dhe oferta pune për të rinjtë dhe nga ana tjetër nuk prodhon dot edhe atë çfarë i duhet sigurisë”, tha ai.
Ekonomia e Shqipërisë po rritet me një ritëm të qëndrueshëm prej rreth 3.3%–4% në vitet 2024–2025, e mbështetur kryesisht nga turizmi, ndërtimi dhe konsumi i brendshëm.
Për vitin 2026, parashikimet e IMF dhe Bankës Botërore tregojnë një rritje rreth 3.5%–3.6%, duke sinjalizuar vendosje të ekonomisë në një fazë të rritjes së moderuar.
Gazetare: Entela Komnino
/rtsh.al/