E Martë, 3 Nëntor 2026

Rritje e detyrimeve tatimore të papaguara në vlerën 4,7 miliardë lekë, në maj

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Administrata Tatimore bën me dije se gjatë muajit maj 2025 është evidentuar një rritje e detyrimeve tatimore të papaguara në vlerën 4,7 miliardë lekë.

Me qëllim informimin e tatimpaguesve dhe shmangien e masave shtrënguese të panevojshme, Administrata Tatimore u bën thirrje tatimpaguesve të shlyejnë detyrimet tatimore brenda afateve ligjore.

“Mospagimi në afat i detyrimeve tatimore, sipas ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”,  ju ngarkon jo vetëm me gjoba dhe kamatëvonesa, por edhe me masa shtrënguese, të cilat vështirësojnë zhvillimin e aktivitetit tuaj ekonomik”, apeloi DPT.

Gjithashtu, Administrata Tatimore informon se deri në hyrjen në fuqi të ligjit për faljen e detyrimeve tatimore, si pjesë e paketës së paqes fiskale, tatimpaguesit janë të detyruar të shlyejnë detyrimet tatimore për të shmangur masat shtrënguese. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›