E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Dërdushë të Pogradecit, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Dërdushë, në Bashkinë Pogradec, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë motit të keq.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e goditjes nga rrufeja kanë ngordhur rreth 10 dele, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike për pronaren e tufës, Tatjana Beçoku.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Drejt zonës është nisur sektori veterinar për verifikimet në terren.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›