E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga Burrel-Skuraj e degraduar, aksi përshkon një nga zonat më të bukura në vend, por është lënë në harresë

Është vetëm 36 kilometra, por koha për ta përshkuar nga qyteti i Burrelit deri në Skuraj të Kurbinit është rreth 1 orë e 30 minuta.

Kjo është gjendja reale e rrugës nacionale që lidh Qarkun e Dibrës me veriun e vendit tonë.

Por kjo rrugë, gjatë muajve të verës, i shërben edhe një pjese të mirë të Maqedonisë së Veriut apo shteteve të tjera fqinje me të, për t’i lidhur me bregdetin e Adriatikut nga Kurbini deri në Shkodër.

Një pjesë e turistëve që vijnë nga shteti fqinj i Maqedonisë së Veriut përdorin këtë rrugë, por nuk rikthehen për herë të dytë për shkak të gjendjes së degraduar.

Drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët shprehen se ky aks është lënë në mëshirë të fatit, edhe pse u premtua nga Kryeministri Rama gjatë fushatës së zgjedhjeve të 11 majit se do të bëhej me riveshje të plotë.

Aksi rrugor Burrel – Skuraj nuk është rehabilituar i plotë që prej ndërtimit të tij në vitin 1957.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›