“Rruga Qukës-Qafë Plloçë, nga nesër e aksesueshme”/ Balluku: Aviacioni një mbështetje kryesore për turizmin

Është prezantuar këtë të enjte strategjia për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, foli për një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturorë dhe për aviacionin.
Balluku theksoi se gjithashtu janë analizuar edhe problemet me trafikun ku është bërë edhe një studim i hollësishëm për të shmangur situata të tilla.
“Autostradat tani së shpejti pajisen me kamera, për të mos lënë të zbuluar asnjë zonë. Jemi duke përfunduar edhe projektet që janë qëndruar gjatë në duart e ndërtuesve, si ai i Qukës Qafë Plloçë, me një projektet të vështirë, por nesër bëhet e aksesueshme për automjetet. Por dua të them se tashmë gjatë vitit të ardhshëm një serë prej segmenteve do të dorëzohen. Gjatë këtij viti kemi qenë të kujdesshëm për të parë ku janë problemet e trafikut dhe pjesa e daljes së autostradës nga Tirana në drejtim të Elbasanit dhe ARRSH ka përfunduar studimin dhe do nisim me urgjencë ndërtimin e një baypassi. Autostrada nga Thumana në Kashar ka pasur shumë sukses. Aviacioni mbetet një nga elementët kryesor të mbështetjes së turizmit dhe këtë e tregojnë shifrat…”, tha ajo.
/abcnews.al/